Pas 4 orë bisedimesh, kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, në Turqi.
Ende nuk dihet nëse do të ketë bisedime të tjera nesër.
Këshilltari i Presidentit ukrainas ka zbuluar çështjet që u diskutuan në Stamboll.
“Çështja e parë ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të Ukrainës. Vetëm me një marrëveshje të tillë përfundon lufta. Ukraina pranon statusin neutral vetëm nëse i jepen garanci”, tha Mykhailo Podolyak.
Çështja e dytë, shtoi Podolyak, “kishte të bënte me armëpushimin, në mënyrë që çdo problem humanitar të zgjidhet”.
“Dua të nënvizoj se sot kemi një tjetër problem, që është përshkallëzimi i luftës, i urrejtjes, dhunës dhe shkelja e rregullave të luftës, jo vetëm në fushë-betejë”, tha këshilltari presidencial./arbresh.info/
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova