Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Belegut të Deçanit në 23 vjetorin këtij krimi të përgjakshëm nga forcat serbe.
Osmani shkruan se nuk do ndalen asnjëherë për të kërkaur drejtësi për ta.
”Prej më shumë se dy dekadash, 34 të vrarë në këtë masakër mbeten në listat e zhdukurve me dhunë. Të rënët do t’i kujtojmë përherë, ndërkaq për të zhdukurit me dhunë do t’i vazhdojmë përpjekjet që fati i tyre të zbardhet, e familjet ta kenë një vendprehje për ta. Të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë në Beleg janë e vërteta e luftës sonë, e cila do të vuloset kur autorët e krimit të nxirren para drejtësisë. Në kërkim të drejtësisë për ta, nuk do të ndalemi asnjëherë”, ka theksuar Presidentja Osmani./arbresh.info/
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova