Kurti takohet me kryeministrin norvegjez: Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë

10:13 | 29 Mars 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të është kënaqësi të takohet me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store.

Kurti shkruan se, gjatë vizitës së tij në Norvegji, e ka falënderuar atë për pritjen që i ka bërë.

“Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokraci dhe ekonomi, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info/