Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje e dytë në kuadër të rrethit elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, ndeshje të cilat po po zhvillohen në organizim të FFK-së nën patronatin e UEFA-s.
Pas Gjermanisë, vajzat e reja dardane kanë pësuar humbje edhe në duel me bashkëmoshataret e tyre të Austrisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 6:0 në të mirë të austriakeve.
Dy gola i realizoi Valentina Madl (10’ e 53’), derisa nga një gol e shënuan Linda Natter (31′), Greta Spinn (47′) dhe Isabel Aistleitner (51′).
Në ndeshjen tjetër të Grupit 5, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Gjermania e mundi Slloveninë, me rezultat 2:1.
Të martën zhvillohen ndeshjet e fundit, ku ballafaqohen Kosova – Sllovenia dhe Austria – Gjermania./Arbresh.info
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump