Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar sot në Komisionin për Integrim Evropian.
Bislimi ka folur lidhur një deklarate diplomatik me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, sipas tij deklarata e Berges është keqinterpretuar dhe se ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë Bislimin.
Zëvendëskryeministri deklaroi se biseda me të ka qenë produktive dhe një takim i mirë, teksa shtoi se ai nuk është zv/kryeministër i “Twitterit.
“Mendoj që ecuria jonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës varet nga kualiteti i diskutimit që është bërë në tryezën e diskutimit me z.Berge. Unë nuk jam zv/kryeministër i ‘Twitterit’. Jam zv/kryeministër i Kosovës dhe në këtë kuadër unë bëjë takime dhe i diskutojë detajet. Unë nuk kam thënë se ai e ka pranuar por e ka mirëpritur. Fjala mirëprit është një term që në gjuhën angleze përdoret kur unë ta tregojë një iniciativë dhe ti e sheh me dashamirësi dhe nuk tregon kundërshtim”, tha ai.
Ai tha se ka biseduar përseri me Bergen pas shpërndarjes së deklaratës në Kosovë.
“Kam biseduar të nesërmen me z.Berge dhe ka shpreh keqardhje për keqinterpretimin që i është dhënë tek ne sepse ka qenë vetëm katër persona që e kanë zmadhuar këtë problem por s’po përmendi emra”, tha ai.
Kujtojmë se, Berge i ka reaguar zv.kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.
Berge kishte shkruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarsimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar në Twitter.
Bislimi përmes Twitter kishte shkruar se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuate, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.
“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në twitterin-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, kishte shkruar Bislimi./arbresh.info/
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...