Ambasada e ShBA-së në Kosovë shpërndan një video ku tregon gënjeshtrat e Putinit

10:56 | 22 Mars 2022
A Z

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë një video ku i tregon gënjeshtrat e presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Ambasada e  ShBA-së shkruan se qeveria e Rusisë ka një histori të gjatë të dezinformimit.

Aty thuhet se Rusia i akuzon shtetet e tjera për krimet që po i kryen vet.

“Qeveria ruse ka një histori të gjatë dezinformimi, akuzash dhe operacionesh false për të akuzuar vendet e tjera për vetë shkeljet dhe mizoritë që vetë Rusia po kryen. Shikoni disa shembuj specifikë, duke përfshirë ato në Ukrainë”./arbresh.info/