Dy vjet nga viktima e parë si pasojë e coronavirusit në Kosovë

08:33 | 22 Mars 2022
A Z

Sot janë bërë dy vjet kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhej në njoftim./arbresh.info/