Ministrja Haxhiu për Kodin Civil: Në rast divorci pasuria e bashkëshortëve është e barabartë pavarësisht kontributit

14:50 | 16 Mars 2022
A Z

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vazhdimin e seancës plenare ka prezantuar para deputetëve projekt-kodin civil.

Haxhiu, tha se në këtë Projekt Kod është adresuar fejesa, pasuria e bashkëshortëve në martesë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Tutje tha se, Gjykatat do të ndajë pasurinë në mënyrë të barabarta, pavarësisht se sa kanë kontribuuar të dytë.

“Aty bëjnë pjesë shoqëria civile, ku kemi mbajtur tetë punëtori. Është adresuar pasuria e bashkëshortëve në martesë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, fejesa dhe pasuria bashkëshortore. Projektkodi përbëhet nga pesë libra.Projektkodi është në frymë me Kushtetutën dhe në direktivat e BE. Çështjet kryesore është regjimi pasuror i bashkëshortëve, ku kodi civil i trajton të barabartë dhe nuk ka asnjë diskriminim. Në rast të divorcit, Gjykatat do të ndajë pasurinë në mënyrë të barabarta, pavarësisht se sa kanë kontribuuar të dytë”./arbresh.info/