Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun.
Gjithashtu, KPK njofton se procesi do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Me qëllim të avancimit të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit të një procesi kredibil dhe me integritet, të drejtë dhe objektiv, të bazuar në vlerat e barazisë dhe meritokracisë, me propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sot, në takimin e 210-të, ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në Radiotelevizionin Publik të Republikës së Kosovës (RTK)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që Konceptdokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në uebfaqen zyrtar të sistemit prokurorial.
“KPK-ja mbetet e përkushtuar që të respektojë në tërësi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe të zbatojë standardet më të avancuara gjatë gjithë procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit”, theksohet në komunikatë. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...