Rama merr vendime të rëndësishme, të premten në Komunën e Prishtinës

12:19 | 16 Mars 2022
A Z

Mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës do të mbahet këtë të premtë. Përparim Rama do të nis me “tema” të nxehta për kryeqytetin.

Në seancën do të merren disa vendime.

Një nga to është edhe anulimi i vendimit për miratimin e planit rregullues të lagjes “Kalabria”.

Vendim i rëndësishëm do të jetë edhe caktimi i lokacionit për strehimin e kafshëve në kryeqytet.

Një nga vendimet e të premtës do të jetë edhe anulimi i vendimit për miratimin e ndryshimin të bllokut urban D2 për lagjen Arbëria./arbresh.info/