Gjini tregon për rastin e ndalimit të një personi për kanosje në objektin e komunës

12:12 | 16 Mars 2022
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes ka marrë një telefonatë nga Kuvendi Komunal në Gjakovë e ku janë njoftuar se është kanosur kryetari, Ardian Gjini, nga një person.

Për rastin ka reaguar vetë Gjini në profilin e tij në Facebook, sipas tij i dyshuari ka ardhë në korridor dhe e ka ngritë zërin ndaj tij.

Gjini shkruan se për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.

Postimi i plotë:

Sqarim
Meqenëse të gjitha mediat janë të interesuara për rastin e ndalimit të një qytetari për kanosje në objektin e komunës sqaroj si në vijim:
Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.
Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kërcënohet Ardian Gjini, arrestohet një person