Vazhdon aksioni “Brezovica 3”

09:20 | 16 Mars 2022
A Z

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Ai tha se aksioni është vazhdimësi e “Brezovica 3”.

“Është vazhdimësi e “Brezovica 3”, tha ai.

Ndryshe, ky është aksioni i tretë që është duke u zhvilluar. Nga aksioni i parë që ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar ishin arrestuar 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.

Teksa aksioni i dytë është zhvilluar edhe më 3 mars të këtij viti, ku janë arrestuar tetë persona.

arbresh.info do t’ju mbajë të informuar rreth këtij aksioni./arbresh.info/