Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Buleshkaj ka njoftuar se institucioni të cilin ai e drejton ka dorëzuar tashmë kallëzimin penal ndaj ministres Hajdari.
Ai poashtu theksoi se kallëzimi penal ka të bëjë me mos raportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të të ardhurave, ose detyrimit financiar.
“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka deklaruar Buleshkaj./kk
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit