Marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë u vlerësuan në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjornstad dhe Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Takimi u mbizotërua nga diskutimet mbi Agresionin Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, me theks të veçantë për rajonin tonë.
Në planin bilateral, Kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës duke shprehur zotimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
Z. Bjornstad dhe ambasadori Grøndahl shprehën mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit./arbresh.info/
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...