I dyshuari për vrasjen e një personi në një diskotekë në Pejë gjatë vitit 2010, është dënuar më 24 vjet burgim.
“Më datën 2 janar të vitit 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën “C. C.”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V. K., ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B. Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A. B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë”.
Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C. C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H. B.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mentor Bajraktari, e shpalli fajtor të dyshuarin për tri veprat penale dhe i shqiptoi dënim me burgim afatgjatë 24 vjet, kohë kjo në të cilën do të llogaritet paraburgimi prej 25 tetor të vitit 2016.
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...