Kryetari i Dniprorudne, një qyteti në Ukrainën jugore është i fundit që është arrestuar nga forcat ruse, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.
Dymtro Kuleba tha se Yevhen Matveyev është “rrëmbyer” nga forcat ruse, raporton The Guardian, përcjell arbresh.info
“Sot, kriminelët rusë të luftës rrëmbyen një tjetër kryebashkiak ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike, kreun e Dniprorudne Yevhen Matveyev. Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që ta ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë”, tha Kuleba.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...