Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se është koha kur BE duhet t’ia heqë vizat Kosovës dhe vendet anëtare të Unionit duhet ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në Twitterin e tij pas takimit që ka patur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.”, ka shkruar ai.
Pas tij në Twitter ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka falënderuar Kyuchyuk për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur kënaqësinë për takimin e tyre.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...