Pacolli takon ministrin e Jashtëm të Ugandës: Në këto kohë sfidash, është shumë e rëndësishme t’i mbajmë miqtë afër

09:28 | 13 Mars 2022
A Z

Kreu i AKR-së është takuar me ministrin e jashtëm të Ugandës Haji Odongo.

Pacolli shkruan se, në këto kohë sfidash, është e rëndësishme ti mbajmë miqtë afër dhe ta rrisim rrjetin e përkrahësve të Kosovës nëpër botë.

Postimi i plotë:

Takim miqësor në margjinat e Forumit të Diplomacisë me mikun tim, ministrin e jashtëm të Ugandës Haji Odongo.
Në këto kohë sfidash të mëdha është shumë e rëndësishme ti mbajmë miqtë afër dhe ta rrisim rrjetin e përkrahësve të Kosovës nëpër botë./arbresh.info/