Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim me ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, ka kërkuar ta mbështes Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Z. Nick Hækkerup.
Kryetari Abdixhiku u njoftua në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, e cila pritet të vijë në Kuvend.
Ndërsa kryetari Abdixhiku e falënderoi Ministrin Hækkerup për vizitën në LDK, e sikur edhe në takimet tjera me miq ndërkombëtar, kërkoi edhe prej Danimarkës ta mbështesë Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin e që mbështetja ndaj Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...