Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë për gjenocid pas bombardimit të spitalit

15:17 | 10 Mars 2022
A Z

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka akuzuar Rusinë për krime lufte pasi një sulm ajror rus goditi një maternitet në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke plagosur 17 persona.

“Një bombë ajrore në një maternitet është prova përfundimtare se ajo që po ndodh është një gjenocid ndaj ukrainasve,” shtoi ai.

Zelenskyy vazhdoi t’iu bëjë thirrje evropianëve që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë për ta detyruar atë në tryezën e bisedimeve, raporton AP, transmeton arbresh.info