Me rritjen e nivelit të banorëve të imunizuar për shkak të vaksinave dhe sëmundjes, shumica e infeksioneve tashmë kalojnë asimptomatike ose me simptoma të lehta. Kjo është arsyeja pse javët e fundit fokusi rreth Covid-19 në botë është zhvendosur nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja në numrin e shtrimeve në spital dhe ngarkesës së sistemit shëndetësor, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në këtë kuadër, Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozon miratimin e një metodologjie të re për vlerësimin dhe monitorimin e rrezikut epidemiologjik bazuar në treguesit e mëposhtëm: numri i rasteve të reja të zbuluara në shtatë ditët e fundit për 100.000 banorë, numri i shtrimeve në spital në shtatë ditët e fundit për 100.000 banorë dhe përqindja e ngarkesës së objekteve shëndetësore në shtatë ditët e fundit.
Sipas këtyre parametrave, propozohet që rreziku epidemiologjik të klasifikohet si i ulët, i mesëm ose i lartë.
Për secilën prej kushteve të vlerësuara parashikohen një sërë masash në nivel individual dhe social. Në këtë mënyrë, Komisioni për Sëmundjet Infektive beson se sipas treguesve objektivë do të bëhet e mundur vlerësimi i rrezikut dhe reagimit në kohën e duhur në të dy drejtimet, si për lehtësimin ashtu edhe për shtrëngimin e masave”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet ...
Kosova dhe Britania diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e ...
Gjendet në Dresden të Gjermanisë një bombë 250 kg nga Lufta ...
Nagavci: VV ishte e bindur që Glauk Konjufca ka më shumë vot...
Reali po e demolon Cityn pas pjesës së parë, në avantazh edh...
Takimet me Kurtin, Abdixhiku: S’u përmendën emra, i thashë q...