Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë foli për krizën energjetike si dhe rritjen e çmimeve të shportës esenciale, transmeton arbresh.info.
Ai tha se e kupton shqetësimin e qytetarëve por që Qeveria nuk vendos çmime.
“E di dhe e kuptoj shqetësimin e gjithë secilit prej jush e që është gjithsecili prej nesh për rritjen e çmimeve edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne as si vend e as si Qeveri ajo megjithatë po na prek edhe neve. Kur para 13 ditëve iu bashkuam botës perëndimore për të vendosur sanksione kundër agresionit rus dhe invazionit në Ukrainë një kosto e tillë ishte e pashmangshme mirëpo kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura preken çmimet në pothuajse të gjithë sektorët e tjerë e për fatin tonë të keq kemi varësi ndaj importit si në energji elektrike sepse nuk kemi kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit si në naftë sepse nuk kemi burime të naftës” tha ai.
“Çmimet nuk i vendos Qeveria e aq më pak unë. Ajo që mund të kontrollojmë e do të ndalojmë është manipulimi në emër të krizës prandaj do të rritet kontrolli dhe mbikëqyrja”, tha Kurti./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...