Institucioni Hulumtues Nomura (NRI) për analizimin e të dhënave, i udhëhequr nga hulumtuesi Yumi Wakao, ka kuptuar që brenda 20 viteve të ardhshme rreth gjysma e të gjitha punëve në Japoni do të kryen nga robotët. Duke punuar me profesorin Michael Osborne nga Universiteti i Oxfordit, i cili ka investuar në fushën e njëjtë si në SHBA ashtu edhe në Britani të Madhe, ekipi i NRI-së ka shqyrtuar më shumë se 600 punë dhe ka gjetur që 49% e tyre mund të zëvendësohen nga sistemet e kompjuterëve.
Ky ekip ka kuptuar se çdo pozitë mund të automatizohet, bazuar në shkallën e kreativitetit të kërkuar, transmeton arbresh.info. Kjo do të thotë që punët ndihmëse se si shfrytëzohet një shërbim, dërgimi i mallrave apo punët bujqësore janë të gjitha shumë të ndjeshme nga kompjuterizimit. Rezultati i NRI-së është më i lartë se Osborne ka zbuluar në SHBA dhe Britani të Madhe.
“Megjithatë, kjo është vetëm një teknikë hipotetike e kalkulimit”, deklaron Wakao, transmeton arbresh.info. “Kjo nuk merr parasysh faktorët social”./arbresh.info
Zvicra drejt dekriminalizimit të kanabisit, projektligji i r...
Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra gjatë ditës – 4 pre...
Aksident zingjiror në Veternik të Prishtinës
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arr...
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
IAEA tërheq inspektorët nga Irani, Teherani ndalon me ligj r...