Berisha kritikon projektrezolutën e Ukrainës: Është shkruar sikur jemi vend i Oqeanisë e jo evropian

20:52 | 7 Mars 2022
A Z

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur kritik ndaj projektrezolutës së krijuar në mbështetje të Ukrainës që pritet të miratohet sot në Kuvend.

Sipas tij, ajo është krijuar sikur Shqipëria të ishte pjesë e Oqeanisë dhe jo një vend evropian, ndërsa është një pikë strategjike në Evropë dhe Ballkan.

Sipas Berishës, Adriatiku dhe Dardanelet mund të jenë një nga synimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të shkurtuar rrugën me vendet e tjera.

“Ky agresion nuk është thjesht ndaj një vendi siç është Ukraina. Është një agresion ndaj çdo vendi të lirë. Nuk e shoh në rezolutën që keni paraqitur sot këtë dimension të rrezikshëm botëror ndaj Ukrainës. Jo vetëm janë shkelur të gjitha kartat ndërkombëtare, marrëveshja e Budapestit, ku Rusia garantonte kufijtë e këtij vendi. Rezoluta është shkruar si të jemi një vend i Oqeanisë i qeverisur në autokrat dhe jo një vend i Evropës. Mendoj që duhet të shprehë në terma më të qarta këtë dimension të ri të zhvillimit këtë kontribut global në qëndresës së Ukrainës dhe Zelenskyt. Adriatikun dhe Dardanelet në ato çmenduritë e tij i ka jetike për të shkurtuar rrugë”, tha Berisha./tch