Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), gjeneralmajor Charles Miller.
Postimi i plotë i tij:
Gjeneral Jashari bisedoi me Gjeneralin amerikan Charles Miller
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me Drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), Gjeneralmajor Charles Miller.
Gjatë diskutimit, të dy gjeneralët u pajtuan që FSK-ja dhe Forcat Amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale dhe globale, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, si forcë moderne në të mirë të sigurisë së vendit dhe rajonit.
Në funksion të kësaj, bashkëpunimi me EUCOM dhe Ushtrinë Amerikane në Evropë do të jetë shtylla e marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...