Përfundon raundi i tretë i bisedimeve, deklarohet pala ukrainase

19:17 | 7 Mars 2022
A Z

Mykhailo Podoliyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është deklaruar pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve mes delegacionit ukrainas dhe atij rus.

Ai njoftoi se ka zhvillime të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës së korridoreve humanitare.

“Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve. Ka zhvillime të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës së korridoreve humanitare. Kanë vazhduar konsultimet intensive për bllokun politik bazë të zgjidhjes, së bashku me armëpushimin dhe garancitë e sigurisë”, thotë ai përmes një video mesazhi në Twitter.