Pamela Anderson do të shfaqet në kopertinën e fundit nudo të revistës së famshme për meshkuj “Playboy”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë modelja dhe aktorja 48 – vjeçare, për “Entertainment Tonight”.
Kjo do të jetë kopertina e fundit nudo për revistën, pas lajmit të bërë publik në Tetor, se “Playboy” nuk do të ketë më foto të tilla, për shkak të rënies së shitjeve.
Në një intervistë për kanalin televiziv, Anderson tha se përpara se të pranonte ofertën e themeluesit të “Playboy”, Hugh Hefner, kishte marrë bekimin e djemve të saj, Brandon, 19 – vjeç dhe Dylan, 17.
Kjo do të jetë kopertina e 14 e ish – yllit të “Baywatch” për revistën e famshme.
Në numrin e parë të “Playboy”, themeluar në 1953, u shfaq ikona e bukurisë Marilyn Monroe. /tvklan.al

Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...