Ministri Mehaj shpreh ngushëllime për familjarët që humbën të afërmit nga tornado në Iowa

16:04 | 6 Mars 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur keqardhje për tornadon që goditi sot qendrën e Iowas në SHBA.

Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit, Mehaj i ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

Postimi i plotë:

Jemi thellë të tronditur me fatkeqësinë e mbrëmshme që ka pësuar populli vëlla yni i Iowa-s, nga tornado dhe moti i ashpër, ku humbën jetën gjashtë qytetarë në Winterset, nga të cilët dy fëmijë më të vegjël se 5 vjeç.

Çdo fatkeqësi që godet popullin amerikan, është fatkeqësi që godet edhe popullin e Kosovës.

Andaj, Guvernatorit Reynolds, Gjeneral Corell dhe gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre, krahas ngushllimeve të thella, u shpreh gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për mbështetjen maksimale në sanimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar, me të gjitha kapacitetet që disponojmë.

Iowa dhe Kosova janë një trup i vetëm.
Andaj dhimbja juaj është dhimbje e jona./arbresh.info/