Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rifillojnë nesër

10:08 | 6 Mars 2022
A Z

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, ka thënë negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Raundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën”, tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus Leonid Slutsky konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Soloviev Live YouTube se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars, shkruan CNN, transmeton arbresh.info/

Arakhamia dhe Slutsky nuk ka thënë se ku do të zhvillohen negociatat.