Konjufca: Sakrifica e Jasharajve është momenti i përpjekjes për lirinë tonë

09:52 | 6 Mars 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeparlametari Glauk Konjufca theksoi se sakrifica e Jasharjave është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekës tonë çlirimtare.

“Është ky moment kur sakrifica kthehet në epope, dhe kur gjithë kombi shqiptar mobilizohet dhe bëhet UÇK. Një moment i cili jo vetën që ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën, por e cila sakrificë e cila e lëvizi botën demokratike dhe aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejt. Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, tha Konjufca./arbresh.info/