Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Kosovës.
Më këtë rast, Kurti tha se familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në 24 vjetorin e flijimit të katër brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirin e Kosovës dhe bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharëve, ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviçit edhe në dhjetor të vitit 1991, dhe në janar të vitit 1998, të gjitha këto sulme ndaj Jasharëve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, UÇK ka bërë luftë mbrojtëse. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura dhe ne si institucione të Republikës, si krerë, si përfaqësues politikë, si qytetarë nuk e harrojmë prej nga vijmë, por në të njëjtën kohë pikërisht përmes përgjegjësisë tonë për këtë të shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim mirë dhe mbarë përpara”, tha Kurti./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...