Sot në 6 bashki të vendit, qytetarët do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Lushnjë. Gara është mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndër në Dibër e Durrës garon edhe Lëvizja e Re.
Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar, pasi në vitin 2023 do të zhvillohet zgjedhjet për pushtetin vendor.
KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.
Në të gjitha qendrat e votimit do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të bëhen elektronikisht dhe pritet që rezultati në këtë bashki të dalë edhe më shpejt se në të tjerat.
Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet./KlanNews
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...