Mos deklarimi i qartë i Serbisë, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, mund ta dobësojë në tryezën e bisedimeve me Kosovën, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Profesori, Mazllum Baraliu, vlerëson se përfundimisht po i shihet Serbisë fytyra e vërtetë.
Sipas Baraliut, u dashtë që pozicionimi i Serbisë ndaj Rusisë në këtë periudhë të luftës në Ukrainë, që përfundimisht të shihet fytyra e vërtetë e tyre dhe Kosova më në fund të jetë favorite.
“Kosova është lenë pas dore deri në atë që është quajt geto. Duhet të korrigjojnë dhe të marrin hapa konkret në zbatimin e pragmatizmit për të bërë hapa konkret siç kanë veprua me Rumaninë, për ta pranua Kosovën në struktura euroatlantike, edhe në NATO edhe në BE. Njëjta gjë vlen edhe për dialogun”, thotë Baraliu.
Se ka ardhur momenti që dy dekada pas përfundimit të luftës, Kosova të jetë favorizuese në dialog me Serbinë, e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.
Sipas Burjanit, nëse merren parasysh zhvillimet e fundit politike, Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë periudhë për të përfituar jo vetëm në dialog, por edhe në proceset integruese.
“Me zhvillimin e ngjarjeve të reja rreth rendit botëror, ka përparësi të shumta. Kosova mund të përfitojë nëse din të lobojë, dhe të jetë politika e jashtme shumë aktive. Kushtet janë ideale për të përfituar në të gjitha variantet, këtë e mundëson politika e momentit. Integrimet në BE dhe në NATO. Pra, varet sa din me shfrytëzu”, deklaron Burjani për arbresh.info.
Kujtojmë se takimi i fundit, në nivel të lartë mes Kosovës e Serbisë ishte më 19 korrik të vitit 2021.
Që nga ajo periudhë, Kosova e Serbia janë ulur në tavolinën e diskutimit vetëm në nivel teknik.
Edhe këto takime kanë ardhur pas zhvillimeve të shtatorit të vitit të kaluar në veri dhe bllokadës shkaku i reciprocitetit.
Niveli i lart i dialogut ka ngecur pas kërkesës së Serbisë që në raundin e parë të takimit temë e vetme të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, gjë që pala kosovare nuk është dakorduar.
Pas zhvillimeve të fundit në Evropë, luftës mes Ukrainës e Rusisë , ende nuk dihet se kur pritet të ketë një takim të ri./V.Selimi/arbresh.info/
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...