Këtë javë u zbulua se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë është takuar me Erling Haaland për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit.
Raportimet dolën duke thënë se kishte një takim në Mynih dhe ka zhgënjim në klubin katalanas për mënyrën se si kjo u zbulua në shtyp.
Juli Guiu, nënkryetari i departamentit të marketingut në klub, ka folur për këtë rrjedhje në një intervistë radiofonike.
“Ka disa gjëra që duhet të trajtohen me maturi, por këto lloj gjërash ndodhin në këtë klub,” deklaroi ai për RAC1.
Barcelona nuk dëshiron asgjë që të pengojë ndjekjen e tyre për Haaland , me norvegjezin një objektiv kyç transferimi për administratën e Laportas.
Ata besojnë se Haaland mund të ndihmojë ta kthejë Barcelonën në krye dhe ka besim se një marrëdhënie e mirë me agjentin e lojtarit Mino Raiola mund të ndihmojë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me norvegjezin nga Borussia Dortmund.
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...