Gjatë vitit 2021 janë realizuar 33 mijë e 666 operacione në QKUK

15:19 | 2 Mars 2022
A Z

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se gjatë viti të kaluar janë realizuar gjithsej 33 mijë e 666 operacione.

Kjo shifër përbën rreth 7 mijë operacione më pak sesa në vitin 2019, ndërsa krahasuar me vitin 2020, janë rreth 7 mijë e 500 operacione më shumë në vitin 2021.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK informon opinionin publik se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsejt 33, 666 operacione, që përbën rreth 7,000 operacione më pask se në vitin 2019 ( në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021.
Kosova gjatë vitit 2021është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale.
Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emegjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë./arbresh.info/