Kurti bën të ditur zyrtarizimin e Emisarit Special të Gjermanisë: Mezi pres të punoj ngushtë me të

12:53 | 2 Mars 2022
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Manuel Sarrazin është zyrtarizuar si për Ballkanin Perëndimor i Qeverisë së re të Gjermanisë.

Kurti thotë se gjithmonë ka pasur diskutime domethënëse në të kaluarën dhe se mezi pret të punoj me të.

“Lajm i mirë nga Berlini: Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e fundit, Manuel Sarrazin është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime të kaluara tona. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti në Twitter.