sh-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se tani është koha ideale që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, tash pasi Rusia u përjashtua pas luftës që po bën në Ukrainë.
Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën! Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës! Nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsyje të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim! Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental./arbresh.info/
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes