Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se komandot tona po e vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.
Mehaj shkruan se, sot ishte në Aeroportin e Gjakovës ku vizitoi komandot e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, të cilët tha se janë duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.
Postimi i plotë:
Komandot tona vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane
Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët jane duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.
Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë.
Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë./arbresh.info/
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes