Qeveria japoneze ka ndarë 100 milionë dollarë për t’i dalë në ndihmë Ukrainës, e cila po përballet me agresionin e pushtimit nga Rusia.
Kjo është një gatishmëri e autoriteteve japoneze që u përgjigjën përpjekjeve të Perëndimit për t’i dalë në ndihmë Ukrainës e cila që nga 24 shkurti është mobilizuar për t’u mbrojtur nga pushtimi i ushtrisë ruse.
Lajmin për këtë ndihmë e dha vet presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Bisedova me kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida. Faleminderit për mbështetjen e fortë për Ukrainën në luftën kundër agresionit. Japonia ndan 100 milionë dollarë për ndihmën e miratuar tashmë prej 100 milionë dollarësh, mbështet plotësisht sanksionet e ashpra kundër Rusisë. Faleminderit! Një koalicion I vërtet global kundër luftës, funksionon”, shkroi ai.

Ndërkaq kryeministri Japonez po ashtu përmes llogarisë së tij në Twitter tha se “Japonia deklaron mbështetje të vendosur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe qëndron së bashku me qytetarët e Ukrainës, të cilët po bëjnë maksimumin për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur atdheun dhe familjet e tyre”. /arbresh.info/
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...