Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, si pasojë janë lënduar dy persona, raporton arbresh.info.
Zëdhënsia e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për arbresh.info.
“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...