Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka dënuar fuqishëm veprimet ushtarake të Rusisë mbi Ukrainën.
Pendarovski thotë se këto veprime çojnë në humbjen e pa kompensuar të jetëve të njerëzve dhe dëmeve materiale.
“Dënoj fuqishëm aksionin ushtarak që po ndërmerr Rusia kundër Ukrainës, që do të çojë në mënyrë të pashmangshme në humbje të pariparueshme të jetës njerëzore dhe dëme materiale. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, shkelje serioze e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, goditje për rendin demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës. Si anëtare e NATO-s, ne i bashkohemi thirrjes së Aleancës drejtuar Rusisë për të ndërprerë armiqësitë në territorin ukrainas. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritetin me popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, thotë Pendarovski./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes