Hoxhaj dënon sulmin në Ukrainë: Putin nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane

10:25 | 24 Shkurt 2022
A Z

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka dënuar fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, sulmet e para që filluan mëngjesin e ditës së sotme.

Rusia tashmë ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin e tyre.

Hoxhaj, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter, ka dënuar ashpër agresionin rus kundër ukrainasve, duke thënë se Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane.

Tutje, ai ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me Ukrainën.

“Dënoj fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër #Ukrainës. Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane. Populli i #Kosovës solidarizohet me Ukrainën.”/arbresh.info/