Remzi Ejupi, pretendent për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka premtuar se nën menaxhimin e tij, klubet do të ndjehen të dinjitetshme.
Ejupi këtë deklaratë e bëri të ditur në një intervistë të gjatë në Kanal 10.
“Premtimi im kryesor është se do të punojmë për klubet dhe të gjitha mjetet që u takojnë klubeve, do t’i marrin me dinjitet e jo të presin para dyerve të Federatës.
Qëllimi kryesor është që t’i fuqizojmë klubet për arsye se do të kishim kualitet dhe lojtarë më të mirë”, tha Ejupi.
“Federata do të drejtohet nga klubet e futbollit. Do të luftoj që asnjë klub mos të falimentojë për mjete financiare dhe siç po ndodhë tani. E kemi rastin e Hajvalisë ku janë derdhur mjetet të mëdha dhe tash ekziston. E kemi Besën e Pejës në gjendje të rëndë, Vëllaznimin, Trepçën e klube me renome”, ka deklaruar Remzi Ejupi.
Ejupi që nga viti 2004 është kryetar i FC Prishtinës.
Kujtojmë se nën udhëheqjen e Remzi Ejupit, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë.
Ai ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme të klubit, nuk do të kandidojë për kryetar.
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...