Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me deputetin e Kuvendit e Republikës së Kosovës Enis Kervan ka pritur në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës Ardita Sinani.
Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, e ka njoftuar Kryetaren Sinani për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Preshevës në lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga Komunat e Republikës së Kosovës me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal.
Gjithashtu, Kryetarja e Komunës së Preshevës Sinani, duke falenderuar Ministrin Krasniqi për pritjen e ka njoftuar për angazhimin dhe aktivitetet e saj në Komunën e Preshevës me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimit komunal në Preshevë./arbresh.info/
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...