Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me ish-ambasadorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë- Nikolla Todorçevski, Aleksandar Vasilevski dhe Marjan Gjorçev. Takimi u realizua si pjesë e konsultimeve më të gjera të Ministrit Osmani me personalitete të shquara në sferën e politikës së jashtme, në lidhje me dialogun aktual politik me Republikën e Bullgarisë, njoftojnë nga MPB.
Osmani, theksojnë nga MPJ, i njoftoi bashkëbiseduesit me rrjedhën e bisedimeve, bashkëpunimin ndërsektorial, të reflektuar përmes grupeve të punës dhe takimeve të vazhdueshme në nivelin më të lartë politik.
U theksua se tejkalimi i dallimeve të hapura paraqet interes strategjik edhe për të dyja vendet, për çka ekziston vullnet dhe përkushtim i fuqishëm, që mund të pasqyrohet në dinamikën e dialogut midis dy Qeverive dhe mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare në fund të janarit.
Osmani shprehu interesim për qëndrimet e tyre, duke pasur parasysh mandatin e tyre në Sofje dhe njohuritë për vendin.
“E vlerësoj përvojën tuaj dhe njohjen e rrethanave në marrëdhëniet e vendit tonë me Republikën e Bullgarisë dhe në këtë fazë të bisedimeve, çdo sugjerim dhe reflektim është i mirëseardhur dhe i dobishëm, me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe krijimin e kohezionit për çështje kyçe me interes strategjik për shtetin tonë”, përfundoi Osmani.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit