Reagon Çitaku pas hyrjes së rusëve në Ukrainë: E kam parë luftën, të ndryshon përgjithmonë

23:53 | 21 Shkurt 2022
A Z

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, njëherësh edhe nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas hyrjes së ushtrisë ruse në territorin e Ukrainës.

Çitaku shkruan se e ka parë edhe vetë luftën, duke shtuar se ajo të ndryshon përgjithmonë.

“E kam parë luftën. Kam jetuar përgjatë luftës. Nuk ja uroj askujt. Të ndryshon përgjithmonë. Sonte jam me zemër me Ukrainën”, ka shkruar ajo./arbresh.info/