Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin, ka vendosur të njoh pavarësinë e dy rajoneve në Ukrainë që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
Në një kumtesë të lëshuar për media, Kremlini bëri të ditur se Putin ia ka bërë të ditur liderit francez dhe atij gjerman, se planifikon të nënshkruaj dekretin me të cilin njeh Donetskun dhe Luhanskun si shtete të pavarura.
Në anën tjetër ekspertët amerikanë të sigurisë vazhdimisht kanë alarmuar për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga ana e Rusisë.
E së fundmi në Këshillin e Sigurimit, Putin kishte tentuar të bëjë një lojë fjalësh kinse homologu amerikan i ka premtuar privatisht se nuk do të lejojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, gjë që është mohuar kategorikisht nga Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...