Putin të hënën pritet të vendosë nëse do të njohë apo jo “pavarësinë” e Luhansk dhe Donetsk

18:25 | 21 Shkurt 2022
A Z

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia do të vendosë nëse do të njohë pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore më vonë të hënën, një hap që me siguri do të ndezë më tej një përplasje të tensionuar me Perëndimin dhe Kievin.

Deklarata e Putinit ka ardhur gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë më 21 shkurt në Moskë, pas kërkesave që i janë bërë atij nga liderët separatistë të dy rajoneve në disa video të sinkronizuara, raporton Reuters, transmeton arbresh.info

LEXO EDHE:

Putini filloi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë| Luhansku dhe Dontesku i kërkojnë të njohë pavarësinë e tyre