Ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se Kosova mund të krahasohet me Austrinë e Francën, ndërsa deputeti Armend Muja ka thotë se, qeveria Kurti II ka bërë histori në ekonominë e Kosovës.
Muja shkruan se, në Kosovë në qeverinë e Kurtit janë punësuar mbi 32 mijë persona, ndërsa thotë gjithashtu se rritja ekonomike ka qenë historike.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria Kurti II ka trashëguar 168,458 punëkërkues dhe 387,000 kontribues aktiv në Trust/ATK sipas Agjencisë së Statistikave. Pas një viti qeverisje, në dhjetor 2021 numri i punëkërkuesve ka rënë në 82,042. Numri i atyre që punojnë dhe kontribojnë në Trust/ATK ka arritur në 420,000 apo +32,000 krahasur me vitin paraprak. Qeveria Kurti II gjatë 2021 ka bërë histori tek treguesit makroekonomik të vendit – rritja ekonomike reale 9.9%, dyfishimi i eksportit (nga 380 në 750 milion euro), dyfishim i investimeve të huaja direkte ( nga 250 në 540 milion euro), remitancat (nga 1 nē 1.4 miliardë). Këto lëvizje kanë prodhuar efekte pozitive në tregun e punës. Kosova vazhdon me pasë sfida ekonomike dhe fushata të dezinformimit. Megjithatë, shifrat janë të verifikueshme. Viti i parë i Qeverisë Kurti II do të mbahet mend për rikthim ekonomisë së vendit. /arbresh.info/
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...