Në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih të Gjermanisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në takimin në të cilin mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, Kovaçevski e njoftoi Lajçakun për “aktivitetet e përbashkëta me kryeministrin e Bullgarisë, Kirill Petkov për intensifikim të bashkëpunimit bilateral dhe për punën e pesë grupeve të punës për ekonomi, infrastrukturë, kulturë, integrim në BE dhe histori, të cilët kanë detyrë të përgatisin udhëzues për realizimin e Marrëveshje për fqinjësi”.
Nga shërbimi qeveritar njoftohet se Lajçak ka dërguar përkrahje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak dërgoi mbështetje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si partner të besueshëm të Bashkimit. Lajçak shprehu edhe kënaqësinë për angazhimin e deritanishëm dhe e vlerësoi si kontribut të konsiderueshëm drejt vendimit përfundimtar për miratim të Kornizës negociuese dhe për caktim të Konferencës së parë ndërqeveritare në mandatin e Francës si kryesues me Këshillin Evropian”, qëndron më tej në kumtesën Qeveritare.
Është diskutuar edhe për “Ballkanin e hapur”, kjo në drejtim të përparmit të bashkëpunimit rajonal.
Kovaçevski ka bërë të ditur se RMV i përkrah të gjitha format e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./telegrafi/
Stuhia e dëborës godet SHBA-në/Mbi 900 mijë familje pa energ...
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës